Kandidati i PS-së “çudit dynjanë”: Vetëm karta e identitetit është e dhënë personale, adresa dhe numri telefonit nuk janë
Aktualitet E Mërkurë, 14 Prill 2021 21:48
Në emisionin “Çim Peka Live”, kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Plarent Ndreca, foli për publikimin e të dhënave personale nga database e E-Albania.
“Për mua, e vetmja e dhënë personale është ID (karta e identitetit). Është një institucion që i mbron të dhënat personale të qytetarëve. Database e merr çdo parti politike. Numri i telefonit nuk është e dhënë personale. As adresa nuk është e dhënë personale”, tha Ndreca.