Kandidati i PS-së, kryebashkiaku Rrahim Spahiu: Për herë të parë në histori Dibra ka 24 orë ujë
Për herë të parë në histori Dibra është bërë me 24 orë ujë. Me këtë bilanc një vjetor në krye të Bashkisë së Dibrës, kandidati socialist, Rrahim Spahiu, kërkon votën e dibranëve për një mandat 4-vjeçar.
“Dibra për herë të parë në histori këtë vit është bërë me 24 orë ujë ky ishte një investimi qeverisë shqiptare dhe asnjë nuk e besonte. Me Fondin e Zhvillimit po bëhet rruga e Lurës e Bellovës dhe Rabdishtit që është te 100 fshatrat turistikë dhe zonë prodhuese e patates. Po bëhen fasadat e qytetit që rrit eficencën e energjisë dhe vlerën e pronave. Po shtrohen trotuaret në të gjitha zonat. Po asfaltohen rrugë në fshatra. Jemi përkushtuar në ndërtimin dhe meremetimin e objekteve arsimore”,-tha Spahiu për ”A2cnn”.
Fokusi kryesor sipas tij do të jetë turizmi dhe premtimi që ai u bën dibranëve është katërfishimi i punës që është bërë përgjatë këtij viti.
“Shikoni çfarë është bërë për një vit. Në vazhdim do të jetë 4-fishi i këtij viti meqenëse edhe qeveria është socialiste me ndihmën e saj do vazhdojmë investimet në rrugë kopshte e çerdhe dhe në zonat turistike. Dibrës i ka falur zoti një natyrë të mrekullueshme, me Korabin e llixhat që vijnë rreth 50 mijë turistë çdo vit. Fokusi kryesor ka qenë turizmi se po marrin zhvillim zonat si Lura Kalaja e Dodës, Grama dhe pikate tjera turistike. Në Lurë shkohej për 3-4 orë ndërsa me rrugën e re shkohet për 40 minuta. Atje do të ketë fluks që ne duhet të jemi të përgatitur për t’i pritur”,tha më tej kandidati i PS-së.
Problematikën e këtij qarku kandidati Spahiu e lidh me mungesën e investimeve, pro Rruga e Arbrit e ka kthyer vëmendjen e qeverisë në Dibër. “Në Dibër ka shumë vit që nuk është investuar dhe Rruga e Arbrit ka kthyer vëmendjen e qeverisë nga Dibra, pa mbështetjen e saj nuk bëhen gjithë këto investime”.
Drejtimin e bashkisë së Dibrës e bazon te profesionalizmi dhe për të, dibranët e majtë e të djathtë janë njësoj. “Për mua të gjithë dibranët janë njëlloj në fshatra të djathta e të majta, investimi dhe përkushtimi është njëlloj”.
Kandidatit përballë nuk i njeh asnjë avantazh e disavantazh por vetëm forcën politike që përfaqëson, ndërsa vetes i njeh si avantazh njohjen me hallet e problemet e banorëve. “Unë nuk njoh asnjë avantazh e disavantazh të këtij kandidati, por vetëm forcën që i përket flet shumë. Kam një vit në krye të bashkisë dhe jam njohur me hallet e problemet e Dibrës kam lëvizur në çdo fshat dhe më mirë se unë nuk i njeh askush tjetër hallet dhe problemet e njerëzve”.
KOHA JONË SONDAZH

