Kandidati i PS-së në Vlorë, Dredha premtim të rinjve: Mundësi pune dhe praktikë

Kandidati i PS-së për Bashkinë Vlorë, Ermal Dredha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës. I pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i qarkut, Blendi Klosi. Dredha iu premtoi të rinjve se pas 14 majit do t’u ofrohen praktika dhe mundësi pune.

“Së bashku me drejtuesin politik @blendiklosi të shoqëruar nga të rinjtë e qytetit mbollëm pemët e radhës teksa ecim në rrugëtimin tonë drejt 14 Majit, në hapësirat e gjelbërta të Universitetit “Ismail Qemali”, aty ku e ardhmja e qytetit tonë zhvillohet!

Bashkia do të hapë dyert për të rinjtë, duke i ofruar atyre mundësi pune dhe praktike. Ata janë udhëheqësit e së ardhmes dhe me përkushtimin tonë të përbashkët, do të ndërtojmë një qytet me vizion dhe të denjë për brezat e ardhshëm”, shkruan ai.

SHKARKO APP