Kandidati i PS, shpërndan fletët e votimit

Banorët e fshatit Mezhgoran në Tepelenë, do të bojkotojnë zgjedhjet e ditës së nesërme për Bashkinë e Tepelenës. Në këto kushte banorët e këtij fshati që numëron gati 180 vota, nesër priten t’i bojkotojnë votimet në masë përveçse disa të punësuarve. Nuk është hera e parë që Mezhgorani refuzon të votojë, pasi edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2009, u përsërit i njëjti fenomen. Tërmet Peçi ka vendosur përballë të punësuarin e administratës, inxhinierin Gëzim Malkaj nga Patozi.

Arsyeja themelore e bojkotit, ka qenë organizimi i takimit elektoral të kryebashkiakut Tërmet Peçi disa ditë më parë në kishën ortodokse të fshatit, veprim ky që u dënua nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë si një organizim i paprecedentë.

Banorët e Leklit të besimit ortodoks janë ndjerë të fyer nga ky takim dhe rrjedhimisht kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë ditën e nesërme në qendrën e votimit që ndodhet në fshatin Kodër. Kandidati i Partisë Socialiste në Dropull, Dhimitër Toli, me sa duket po shpërndanë vetë materialet zgjedhore. /Dosja.al/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?