Kandidati i Tiranës, Belind Këlliçi: 500 oaze të gjelbër në çdo lagje
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një bisedë televizive, shpjegoi projektin që ka për 500 oazet në kryeqytet. Fjala është për 200 metra katrorë në çdo lagje, për ta bërë lulishte dhe hapësirë çlodhëse me stola.
”Sot është një prej problemeve më të mëdha në qytet, pamundësia që kanë banorët, kryesisht të moshuarit dhe familjarët me fëmijë të vegjël, për të zbritur nga apartamentet, e për të kaluar pak kohë jashtë”, tha Këlliçi.
Po ashtu Këlliçi sqaroi se i gjithë projekti në 500 lagje do të sillte një transformim total dhe kërkon 100 mijë metra katrorë, e jo më shumë se 5 milionë euro në një mandat. Bashkia aktuale i ka hequr Tiranës 520 mijë metra katrorë gjelbërim, pohoi Këlliçi, dhe ka ofruar 7.1 milionë metra katrorë beton.