Kandidati i vetëm i PD për Elbasanin, Luçiano Boçi flet për ”borxhet”: Dua ti shlyej, koha për bashkinë e qytetarëve
Kandidati i vetëm i PD-së për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi pasi prezantoi kandidaturën, tani përmes një postimi në facebook, shkruan se në këtë qytet ai ka ”borxhe”, të cilat me kandidimin dhe me fitoren e dëshiruar, kërkon që ti shlyejë.
Teksa flet për sakrificën e dorëzimit të mandatit i deputet pasi ishte i vetmi nga PD-ja në këtë qark që theu hersin në zgjedhjet e përgjithshme ku mori mbi 11 mijë vota, Boçi thekson edhe se është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytetarë e banorë të Elbasanit.
”Këtij qyteti i kam borxh gjithçka: I kam borxh suksesin. I kam borxh mbështjen. I kam borxh kohën. Përkushtimin, arritjet. I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar. I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore. I kam borxh moshës aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës. I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar. I kam borxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve. Dhe dua ti shlyej këto borxhe”.
Postimi i plotë
Mirënjohje për qytetarët dhe demokratët e Elbasanit që më kanë mbështetur në çdo angazhim timin në politikë! Pa asnjë hezitim i jam përgjigjur kërkesës imponuese të tyre për të garuar dhe për t’i kthyer atyre Bashkinë e Elbasanit.
Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka: I kam borxh suksesin. I kam borxh mbështjen. I kam borxh kohën. Përkushtimin, arritjet. I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar. I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore. I kam borxh moshës aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës.
I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar. I kam borxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve. Dhe dua ti shlyej këto borxhe. Ti shlyej duke punuar bashke me durim: Që qytetin t’ia kthejmë njerëzve! Që Elbasanit t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm! Që Elbasanit ti kthejmë lavdinë e arsimit! Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.
Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harenë e të jetuarit. Prandaj ky kandidim i imi nuk është sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk është i imi por i votuesve. Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD.
Përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytetarë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk është më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj.