Kandidati Igli Cara bashkon opozitën në Durrës, Duka dhe Shehi: Është e ardhmja e politikës!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka bashkuar partitë e vogla opozitare pranë vetes. Kreu i PAA-së, Agron Duka në fjalën e tij në takimin e organizuar nga opozita në këtë qytet, shprehu besimin tek fitorja e Carës, i cili sipas tij ai është një kandidat me integritet.

”Unë nuk jam shumë entuziast si natyrë, por kam besim në fitoren e zotit Cara. Mesazhin e bashkimit opozitar duhet ta përcjellim kudo. Gara për Durrësin është gara për qytetin e dytë më të rëndësishëm në vend. Dëmet në Durrës janë të dukshme. Hapësira të gjelbërta janë kthyer në sheshe ndërtimi. Dështimi me Velierën, jo vetëm që ishte një investim i gabuar, por rezulton se sot nuk ka asnjë vlerë estetikë për qytetin”,-tha Duka.

Kurse kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi e quajti Carën të ardhmen e politikës. Sipas tij, Durrësi nuk ka nevojë për njerëz e përdorin për të ndërtuar palate por pë rata që punojnë për të mirën e tij.

”Durrësin e kanë lakmi, të gjithë duan ta marrin. Te kodrat e Durrësit ka vend për mijëra apartamente. Por këta e duan këtu në mes të Durrësit. Kjo tregon që ky është një biznes komercial, që bëhen në botë, por Durrësi është gjë tjetër. Nuk kemi nevojë për pallate, por për zhvillim afatgjat. Votoni cilin të doni për partitë, por Igli Carën për Durrësin. Durrësi meriton më shumë, meriton zotin Cara një qytetar të ndershëm dhe punëtor. Se ky vend mund të bëhet vetëm me ata që punojnë. Ata që bëjnë llafe kemi kohë që i dëgjojmë”, tha Shehi.

SHKARKO APP