Kandidati Këlliçi ka 5 premtime për qytetarët nëse zgjidhet në krye të Tiranës
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ish-deputeti Belind Këlliçi ka dhënë 5 premtime nëse ai do të zgjidhet në krye të kryeqytetit. I ftuar në emisionin ”Opinion”, Këlliçi ka treguar në mënyrë të përmbledhur synimet e tij nëse ai do të zgjidhet më 14 Maj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
5 premtimet
1-Transporti publik falas;
2-Prezantimi i sotëm që ka shkaktuar një reagim, projekti për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin Skëndërbej;
3-Arsimi, ndërtimi i shkollave dhe çerdheve;
4-Oazet e gjelbra;
5-Programi i biznesit për uljen e taksave dhe tarifave për biznesin e ulët dhe të mesëm.