Kandidati Këlliçi prezanton programin ekonomik për biznesin e vogël
Në takimin e parë që zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël dhe atij të mesëm kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, ish-deputeti Belind Këlliçi premtoi ulje të taksave e tarifave vendore, nga të cilat tha se përfitojnë mbi 41 mijë biznese.
Një tjetër premtim për banorët e Tiranës është edhe ai për transportin publik falas, për të cilin tha se nevojitet vetëm 7.1% e fondeve të buxhetit të bashkisë së kryeqytetit.
Këlliçi u zotua se do të zerojë taksën për arsimin, do të heqë atë të tokës bujqësore, si dhe do të ulë me 30% taksën e tabelës, atë mbi ndërtesën dhe taksën e truallit.