Kandidati Këlliçi: Transporti publik falas, 50 mijë lekë kursime në muaj. Përfitojmë 200 mijë qytetarë në ditë
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi u bëri llogaritë e përfitimit nga transporti publik falas në kryeqytet dy pensionistëve Manush e Bardhylka Thanasi, projekt të cilin ai tha se do ta vërë në zbatim pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Transporti urban me aq sa kushton, u lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve në ditë që e përdorin. Përveç se ul koston e jetesës, sepse i heq atë 400 lekëshin për një rrugë, po 800 lekë vajtje-ardhje, po në muaj i kursen mesatarisht, një familje që e përdor, të paktën 50 mijë lekë të vjetra në muaj”.
Përveç buxhetit personal, ulja e trafikut dhe ndotja e ajrit janë të tjera përfitime sipas Këllicit. “Nga ana tjetër, ul trafikun, ul ndotjen e ajrit. jemi një nga 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Nuk e heqim dot fare, por e minimizojmë çështjen e parkimit”.
Me buxhetin e bashkisë kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” tha se 5 milionë dollarë do të investohen çdo vit për shtimin e numrit të autobusëve në Tiranë.