Kandidati në detyrë premton ujë pa ndërprerje, Këlcyra 5 ditë pa ujë

 

Qyteti i Këlcyrës është duke përjetuar vështirësi të mëdha prej ditësh të tëra, i gjendur në mungesën e ujit të ujit të pijshëm. E kjo, edhe pse nën zhurmën dhe euforinë e madhe të fushatës elektorale, teksa kandidati i së majtës, Klement Ndoni trumbeton me të madhe se kur të fitojë sipas tij, zgjedhjet e 21 qershorit, ai ka për t’i dhënë qytetit të vogël të juglindjes, ujë pa ndërprerje. Kujtojmë sakaq, se Ndoni është aktualisht edhe me detyrën e kryebashkiakut të Këlcyrës dhe mesa duket, kjo nuk ka mjaftuar që ai ta zgjidhë problematikën e ndërprerjes së ujit të pijshëm. Porse kjo nuk e pengon aspak që ta kthejë atë në një premtim elektoral për zgjedhjet e 21 qershorit. 

SHKARKO APP