Kandidati PD: PROBLEMET IMEDIATE JANE ZEVENDESUAR ME FJALE NGA RIVALI

 

Kandidati i djathtë për bashkinë Lezhë Fran Frokaj i ka vijuar bashkbisedimet e tijë me ccdo banor edhe në lagjen skenderbeg të qytetit. Duke iu drejtuar të pranioshmëve në takim, Frrokaj ka deklaruar se problemet e imediate të Lezhës janë lënë pas dore dhe janë zëvëndësuar me fjalë nga rivali i majtë, duke kërkuar një kontratë miqësore,juridike  e të sinqertë me qytetarët. Në fjalën e tijë Frrokaj do të theksonte

 

""Edhe një javë na ndan nga një e kaluar jo korrekte për mënyrën e trajtimit të qytetarëve lezhjanë si nga bashkia ashtu edhe nga pushteti qëndror, ndaj ccdo njëri duhet të ndërgjegjsohet për të reaguar fuqimisht nga një keqqeverisje lokale e qëndrore. Bashkia e Lezhës, nëpërmjet titullarit të sajë, i ka neglizhuar qytetarët dhe problemet e tyre. Lagjia Skendërbeg është një nga më të vjetrat e qytetit e cila edhe pse është ruajtuar nga vetë qytetarët nga ndërtimet pa kriter, problemet e sajë janë të shumta dhe që nuk kanë marrë jo thjesht zgjidhje, por as edhe trajtimin e tyre nga i zgjedhuri që është i detyruar të jetë zëri i bashkqytëtarëve të tijë. Problemet tuaja janë krejtësisht të dukshme dhe aspak komerciale përshkak të fushatës. Mungesa e ndriccimit, e stolave në këtë lulishte të vogël, e qëndrës shëndetsore jashtë kushteve për të trajtuar të sëmurët, infrastruktura e kësaj lagjeje dhe sigurisht si në ccdo lagje edhe shërbimi i pastrimit është aq i cunguar saqë mund të vëreht lehtësisht kur përshkon këtë lagje. Kryebashkiaku në largim flet për projekte madhore, por në fakt harron se Lezha ka probleme të prekshme që ndeshën ccdo ditë nga qytetarët e që presin zgjidhje. Mungesa apo zaptimi i trotuareve, biznese që mbyllen ccdo dite përshkak të mungesës së politikave të njësisë vendore, cënimin e jetës së qytetarëve me veprimet e në shumë raste me mos veprimet e tijë. Unë dua të nënshkruaj me ju një kontratë shoqërore e juridike në mënyrë që në ballafaqimet e neserme të jemi konkret dhe të prekshëm me mbajtjen e premtimeve tona duke realizuar ato punime të cilat po i deklarojmë edhe tani. Unë vij përpara jush jo thjesht si një përfaqsues që ka marrë besimin e Partisë Demokratike, por si një i përzgjedhur që përmbush pritshmëritë tuaja dhe sëbashku zgjidhin mjaft probleme që ka kjo lagje e vjetër e që në fakt është e harruar. Jam vendosur ppërpara jush për të marrë përgjegjsitë e mia të plotë përballë jush, përkundër rivalit të majtë që edhe pse menaxhoi për 8 vite 5 km katror sipërfaqe qyteti, e la atë me 5 mijë halle e probleme që nuk denjoi ti përfshinte në prioritetet e tijë. Mjafton ky argument për të kuptuar se cila do të jetë aftësia e tijë për të menaxhuar bashkinë e madhe dhe mijëra problemeve që kanë edhe zonat rurale. Çdo njëri e ka parë sesi funksionon qyteti historik dhe turistik i Lezhës në ccdo sezon veror. Në periudhën kur këtij qyteti i drejtohen  pushues, turistë, vizitorë apo dhe emigrantë që kthehen pranë familjeve të tyre, rrugët hyrëse dhe dalëse bllokohen plotësisht nga punime që mund të kryeheshin edhe në një stinë tjetër, por që në fakt tenton të largojë miqtë e shumtë të këtij qyteti që gjithsesi nuk e kanë braktisur dhe nuk do e braktisin qytetin e Besëlidhjes. Në fakt Lezha duhej të ishte një qytet i këndshëm, i dëshirueshëm dhe tërheqës për këdo që kërkon më të mirën e pushimeve, qetësisë e relaksit, sepse në fakt kjo ka qënë dhe mbetet tradita e tijë. Ajo që është një ccudi e madhe është fakti se në rrugët e Lezhës mungon thuajse plotësisht ndriccimi, ndërsa së fundmi kryetari në largim i bashkisë ka krijuar një kaos duke nisur punime elektorale, por nuk jutifikohen 8 vitet e drejtimit të bashkisë në 8 muajt e fundit e aq më keq në 30 ditë para zgjedhjeve sicc po veprohet aktualisht, ndaj duhet ndëshkuar ky model dhe zgjedhjet e 23 Qershorit janë shansi ideal. Në programin timë për qytetin e Lezhës, një vend të rëndësishëm zënë rikualifikimi dhe shtimi i hapsirave të gjelbërta për qytetarët, e ky nuk është thjesht premtim. Diferenca mes meje dhe rivalit Tusha është e dallueshme, e ajo lidhet me faktin e të vepruarit në mënyrë konkrete nga ana ime dhe shmangies totale nga premtimet të përfaqsuesit të LSI-së. Kam dhënë argumenta që jam njeri i fjalës dhe i punës ndaj sistemimi i lagjes Skenderbeg do të jetë detyrimi im, si një obligim që në fakt duhet të ketë një kryeqytetar mes të barabartëve. """

 

 

Për banoret e lagjes Skenderbeg, një kryeqytetar që harron komunitetin e tijë dhe nuk realizon ccfare ka premtuar duhet larguar nga drejtimi i zhduhur për të ardhmen e fëmijeve të tyre. Edhe pse e kanë ruajtuar lagjen e tyre të paprekur nga ndërtimet pa kriter, banorët e Skenderbegut nuk kanë kanë mundur të prekin investimet nga bashkia, fakt ky i mjaftueshëm ky për ta për të ndryshuar mënyrën e menaxhimit të qytetit.

SHKARKO APP