Kandidati për Beratin, Ismaili: Demokratëve të mërzitur po u ofrohen kontrata pune në këmbim të votës

Zija Ismaili, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Beratin, tregon më shumë për platformën e tij. Ai tregoi se bashkë me ekipin kanë ngritur një platformë që synon t’ua ktheje qytetarëve bashkinë.

Kandidati për kryetar të bashkisë Berat theksoi se pasi ka bërë dëgjesa me qytetarët ka evidentuar një problematikë shumë të madhe në lidhje me cilësinë e jetës, siç u shpreh ai, si pasojë e menaxhimit të keq nga administrata dhe kryetari aktual.

“Unë dhe administrata ime, i premtojmë qytetarëve të Beratit se të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak do të jenë transparente. I gjithë buxheti i bashkisë, fondet publike, taksat do të investohen pranë kësaj bashkie, duke u konsultuar fillimisht me qytetarët e Beratit, me një bord drejtues dhe me grupet e interesit,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Zija Ismaili tregoi edhe si nga gërshetëzimi i turizmit me agroturizmin dhe truizmin malor mund të përmirësohet oferta e qytetit për turistët që duan të kalojnë më shumë se një natë në qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?