Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli nis turin e takimeve
Të martën prezantoi platformën e tij për ndryshimin që i duhet Partisë Demokratike, ku kandidati për kreun e selisë blu, Fatbardh Kadilli i kërkoi falje demokratëve që nuk i takon dot të gjithë deri në datën e zgjedhjeve për kreun e ri të PD.
Sot ai ka nisur turin e takimeve me anëtarët e PD në Shqipëri. Qarku i parë ku nisi takimet është Berati dhe për këtë thotë se e zgjodhi për shkak të përvojave të tij në politikë.
”Sot nis turin e takimeve me anetarët e PD në Shqipëri. Zgjodha ta filloj këtë tur nga Berati, qarku ku kam një nga pervojat më të mira politike në aktivitetin tim të gjatë. Gjithnjë kam besuar se sa më të forta të jenë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi. Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja. Takimet janë: Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit. Kucovë/ Ura Vajgurore, ora 19:00”.