Kandidati Uka: Rilindja presion administratës për votën. Bashkia Dibër nuk do drejtohet më nga Tirana
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Dibër, Ismail Uka prezanton platformën e tij për zgjedhjet e 14 Majit. Ai u zotua se gjëja e parë që do të bëjë është ta kthejë bashkinë te qytetari. Për të administrata aktualisht është në shërbim të kryetarit, dhe një pjesë e tyre janë në procese gjyqësore për abuzime me pushtetin lokal.
Ismail Uka akuzoi socialistët se po u bëjnë presion me vendin e punës qytetarëve që janë të punësuar në administratë. Sipas tij, drejtorë të drejtorive të përgjithshme në kryeqytet, kanë dhënë dorëheqjen paraprakisht nëse dalin humbës në zonat e tyre.
“Drejtori i tatimeve, postës, ARRSH, OSHEE, të instaluar në Dibër dhe nëpërmjet administratorëve, kanë marrë gjithë listat e votuesve dhe u shkojnë shtëpi më shtëpi duke u kërkuar që të votojnë Rilindjes. Në të kundërt ata që janë në punë, më 15 punë nuk do të jenë më në punë”, shpjegoi ai për ”A2cnn”.
Uka u shpreh i bindur se në Dibër ka jo vetëm mbështetjen e demokratëve por edhe të vetë qytetarëve që e njohin personalisht. “Bashkia Dibër nuk do të jetë më bashki që drejtohet nga Tirana. Vijnë e flenë në hotel një natë këtu, bëjnë ato qokat dhe kthehen”.
KOHA JONË SONDAZH

