Kandidatja e LSI, Liri Dema: Mbeturinat e Vlorës si fotografi reale e fytyrës së Ramës (FOTO)

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Vlorës, Liri Dema denoncon për ”Koha Jonë”, një nga pamjet e rënda të qytetit, e cila sipas saj reflekton më së miri politikën fasade të kryeministrit Edi Rama. Liri Dema sjell të fotografuar situatën më të dhimbshme që për të fillon nga rruga ”Andrea Varfi” ose zona e quajtuar ”Hidrovori” dhe gjithë rruga e shinave deri te stacioni i trenit, një masë e madhe e mbetjeve urbane si mushkëri e degraduar e qytetit.

Dema thekson se banorët shprehin revoltën e drejtë, zhgënjimin dhe mungesën e një zgjidhje nga qeveria. ”Dy vite më parë, vetë kryeministri Rama ka premtuar dhe është zotuar për ndërtimin e një landfilli jashtë zonës së banuar të Vlorës. Siç ndodh rëndom me premtimet elektorale të Edi Ramës, edhe ky rast është një dëshmi e gjallë e asaj që ne jetojmë çdo ditë në Vlorë; e mashtrimit me miliona euro investime dhe me ëndrrat në sirtar të projekteve 3D”,-thotë më tej kandidatja e LSI-së.

Nga ana tjetër, ajo shprehet edhe se banorët duan jo vetëm të kenë punësim, zhvillim dhe siguri ekonomike, por mbi të gjitha në Vlorë shprehet ajo, duan të dine ku të hedhin mbetjet urbane dhe si të marrin ajër të pastër, në një qytet ku deti, mali dhe kodra janë pasuritë tona më të mëdha.

SHKARKO APP