Kandidatja e LSI takim me banorët në Uznovë, Qirko: Vende të reja pune dhe punësim i mirëpaguar është kryefjala e LSI-së
Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Beratit, Esmeralda Qirko gjatë një takimi me banorë të Uznovës, tha se problemet e tyre janë të shumta. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se hapja e vendeve të reja të punës dhe punësimi i mirëpaguar është kryefjala e LSI-së. ”Politika lehtësuese dhe inkurajuese në mënyrë që hapja e vendeve të punës të rikthejë shpresën tek të rinjtë beratas dhe të rrisë mirëqenien ekonomike të familjeve në Qarkun e Beratit. LSI merr 3 mandate në Qarkun e Beratit dhe forcë e parë fituese në çdo qendër votimi të qarkut”,-shkruan më tej Qirko në facebook.
Postimi i plotë
Dje gjatë takimit me gra dhe vajza, burra dhe të rinj, banorë të Uznovës, me të cilët bashkëbisedova rreth problematikave dhe shqetësimeve të shumta që ata dhe gjithë shqiptarët hasin sot.
Hapja e vendeve të reja të punës dhe punësimi i mirëpaguar është kryefjala e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ne do ta realizojmë këtë, duke bashkëpunuar ngushtë me biznesin, duke nxitur politika lehtësuese dhe inkurajuese në mënyrë që hapja e vendeve të punës të rikthejë shpresën tek të rinjtë beratas dhe të rrisë mirëqenien ekonomike të familjeve në Qarkun e Beratit.
LSI merr 3 mandate në Qarkun e Beratit dhe forcë e parë fituese në çdo qendër votimi të qarkut.