Kandidatja e PD/Lediana Fratari: Në 25 prill, ndryshim dhe një politikë e gjeneratës së re

Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, ka marrë mbështetjen e të rinjve në zonën e Komunës së Parisit në Tiranën e Re. Fratari dhe ekipi i saj takuan sot dhjetra qytetarë dhe shumë të rinj në këtë zonë, për tu prezantuar atyre jo vetëm porgramin e Partiësë Demokratike, por edhe idenë e politikës së gjeneratës së re.

”Përjetova ndjesi të mrekullueshmë sot, në rrugën Komuna e Parisit, ku mora takime më shumë njerëz dhe u dhashë në dorë një fletushkë ku përcillet një mesazh i shkurtër për qytetarët shqiptarë. Ishte ngazëllyes fakti se shumë të rinj janë plot shpresë për një ndryshim në datën 25 prill. U shpreha gatishmërinë time për të qenë përfaqësuesve të rinjve në parlament, për të qenë zëri i tyre në politikën shqiptare”,-shkruan Fratari në faqen e saj.

Nga ana tjetër, ajo thotë edhe se ”Nuk ka gjë më të bukur kur shikon adoleshentë dhe bashkëmoshatarë që të japin besimin dhe ti ndjehesh një mijë herë më e motivuar për të punuar dhe luftuar fort, për të mos i zhgënjyer kurrë”,-e mbyll postimin e saj kandidatja e PD-së, duke u kujtuar mbështetësve të saj se PD është me Nr 9, dhe ajo është me numrin 34 në listë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?