Kandidatja e PD për Tiranën, Çela: Biznesi i vogël do të mbështetet me një bonus prej 1 mijë eurosh

Një nga kandidatet e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, pjesë e listës për qarkun Tiranë është edhe Arjana Çela, thotë se i gjithë programi ekonomik i PD është ndërtuar në bazë të konsultave me ekspertë të fushave dhe mbi shqetësimet e mbledhura gjatë takimeve me qytetarët.

Sipas saj, programi i PD për ekonominë nuk është një listë premtimesh, siç ndodh rëndom në prag fushatash, por një listë angazhimesh, pasi nuk është marrë përsipër diçka e pamundur për t’u përmbushur. Po ashtu ajo pohon se për PD-në, turizmi dhe industria e udhëtimit cilësohen si sektorë strategjikë ku do të përqendrohet një vëmendje e madhe.

”Ajo që do të bëjmë në mënyrë imediate është reduktimi i TVSH në masën 6 për qind për të gjithë operatorët turistikë, që do të krijojë mundësi zhvillimi. Është pjesë e paketës me 5 pika, ku synohet që biznesi i vogël të mbështetet me anë të një bonusi prej 1 mijë eurosh. Synojmë nxitjen e kërkesës nga turistët e moshës së tretë”, tha Çela për ”EuronewsAlbania”.

SHKARKO APP