Kandidatja e PD-së, Fratari: Të rinjtë do ta bëjnë ndryshimin e qeverisjes dhe të Shqipërisë
Kandidatja për deputete e PD-së, pjesë e listës së qarkut Tiranë, Lediana Fratari ishte me të rinj dhe u përqëndrua në çështjen e punësimit.
Partia Demokratike ka një program, për gjenerimin e 110 mijë vendeve të reja të punës si dhe të mbështesë çiftet e reja që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri. Morën pjese studentë dhe pedagogë.
”Të gjithë janë të bindur se është koha për ndryshimin e qeverisjes. Por ne nuk duam ti joshim ata me premtime që nuk mund të realizohen. Ne duam të diskutojmë çdo detaj të programit, duam ti bëjmë të na besojnë se alternativa jonë është më e mira për të rinjtë dhe gjithë shqiptarët. Votoni nr 9, PD dhe nr 34”,-u shpreh Fratari.