Kandidatja e re e PD-së Lediana Fratari: Në Kuvend do të përfaqësoj ish-të përndjekurit

Një nga emrat e rinj të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, është edhe Lediana Fratari e cila kandidon në njësinë nr.5 në Tiranë. Ajo tregoi për ”Euronews Albania”, sesi është bërë pjesë e listës së kandidatëve të selisë blu, ndërsa veçoi se dëshira për këtë plan ka qene e dyanshme si nga PD-ja ashtu dhe nga vetë ajo.

”Ka qenë një proces i ndërsjellë. Unë Jam rikthyer në Shqipëri para gjashtë viteve dhe kanë dashur që të kisha mundësinë që të isha pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe arrita më në fund të jem pjesë e listave të PD-së për qarkun e Tiranës. Jam përfshirë më përpara në politikë, kam qenë anëtare e Këshillat kombëtar të PD me vota nga anëtarët e PD. Kam dhënë një kontribut personal në këtë parti politike. Unë jam brumosur me filozoftë e djathta”, tha ajo.

Ajo tha se synon të bëhet pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që të japë kontribut për këtë forcë politike dhe qytetarët që ajo përfaqëson. Kandidatja e PD-së për deputete në Tiranë, nga ana tjetër u shpreh se nëse do të fitojë një vend në Kuvend do të mbrojë interesin e ish-të përndjekurve politikë. ”Unë vij nga një familje e përndjekur politike. Të përndjekurit politikë dhe kjo shtresë është grupimi kryesor, të cilës do t’i përgjigjem dhe kjo është shtresa ku zërin e të cilëve do ta ngrejë në Kuvend. Unë jam e bindur se PD do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit”.

SHKARKO APP