Kandidatja për Ambasadore thotë se Danimarka mbështet integrimin, i kthehet Kodheli

Tre emrat e përzgjedhur nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si Ambasadorë në Malin e Zi, Danimarkë dhe Bullgari si dhe Ambasador jo rezident në Moldavi kanë zhvilluar seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike.

Elida Petoshati, kandidate për Ambasadore në Danimarkë garantoi se Danimarka mbështet procesin integrues, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit, deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Ajo tha se Danimarka ka qenë skeptike për proceset në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elida Petoshati: Ishte një vendimmarrje kolektive ku edhe Danimarka dha mbështetjen, pëlqimin, bashkë me vendet e tjera unanimisht që të nisin negociatat e anëtarsimit në qershor të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mimi Kodheli: Ka qenë një nga vendet skeptike lidhur me proceset integruese dhe hapjen e negociatave.

Sipas kandidates për Ambasadore në Danimarkë, së shpejti do të ketë një linjë ajrore mes vendit tonë dhe Danimarkës.

E vetmja përfaqësuese e opozitës në Komision, ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e  shfrytëzoi këtë moment për të thënë se as qershori i vitit që vjen nuk është data e hapjes së negociatave.

Klajda Gjosha: Nuk është data e çeljes së negociatave të Shqipërisë është data ku vendet anëtare do të rikonsiderojnë edhe njëherë mundësinë nëse do të çelin apo jo negociatat me Shqipërinë.

Në Komision u dëgjua dhe Donika Hoxha, kandidate për Ambasadore në Bullgari, e cila u fokusua në historikun e marrëdhënieve me Bullgarinë dhe shkëmbimet tregtare.

Ndërsa kandidati për Ambasador në Malin e Zi u fokusua në marrëveshjet dy palëshe dhe rolin e shqiptarëve.

Ridi Kurtezi: Ndërmjet dy vendeve ka një kuadër të mirë ligjor por ka edhe një sërë fushash që kanë nevojë të mbulohen me marrëveshje respektive. Vlerësoj gjithashtu se ka vështirësi në zbatimin e disa marrëveshjeve, ndaj synimi në punën time do të implementimi i atyre ekzistuese dhe puna për hartimin dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve të tjera dy palëshe si ajo e punësimit sezonal, njohja reciproke e diplomave, marrëveshje për hapjen e pikave të reja kufitare, marrëveshje për ndihmën gjyqësore. Subjektet politike shqiptare kanë qenë dhe janë pjesë e të gjitha kualicioneve qeverisëse në Mal të Zi.

Të tre kandidaturat presin miratimin në Kuvend gjatë punimeve të këtij sesioni dhe më pas dekretimin nga Presidenti i Republikës.

Një ditë më parë PD kundërshtoi kandidaturën e Virgjil Kules si Ambasador në Suedi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?