Kandidatja për deputete refuzon mandatin: Nuk shitemi

Kandidatja për deputete e listës së LSI-së në Tiranë, Ira Vejsiu ka reaguar mesditën e sotme duke e refuzuar mandatin.

Pas deklarimeve të bashkëshortit të saj, gazetarit Elio Laze se janë ofruar shuma të mëdha parash, Vejsiu shkruan në Facebook se nuk mund të pranojë një mandat të blerë me paratë e drogës.

Reagimi i kandidates së LSI-së, Ira Vejsiu:

Swiss Digital Desktop Reklama

Une refuzoj!

Swiss Digital Mobile Reklama

Refuzoj te marr nje mandat deputeti i cili do blihej me parate e droges dhe krimit qe ka kapluar vendin tim!

Une refuzoj te behem pjese e nje parlamenti te mbushur me kriminele e tradhetare te Shqiperise!

Une refuzoj te behem pis nga llumi i qeverise Rama!

Une refuzoj sepse jam nje vajze e re me deshiren per te jetuar me koken lart dhe per ta bere gjumin e qete ketu ne vendin tim!

Une te refuzoj ty Edi Rama! Ty qe na ke vrare endrren!

Ne nuk ndalemi derisa te ikesh dhe Shqiperia te clirohet nga ky regjim tiran i yti!

Nuk trembemi! Nuk blihemi! Nuk shitemi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?