Kandidimi për deputet/ Zbulohet arsyeja pse Agron Shehaj la Vlorën për Tiranën
Në listën e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës e publikuar një ditë më parë binte në sy mungesa në listë e ish-deputetit, Agron Shehaj, i renditur i pari në listë atje në zgjedhjet e shkuara.
Shehaj pritet të kandidojë si deputet në Qarkun e Tiranës. Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se arsyeja për këtë lëvizje ishte për shkak se zt.Shehaj ishte i propozuar në disa degë të Qarkut të Tiranës.
“Zt.Shehaj ka qenë i shumëprozuar në degët e Qarkut të Tiranës dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai do t’i nënshtrohet procesit të konfirmimit në Qarkun e Tiranë”- tha ai për gazetarët në Vlorë.
Bardhi foli edhe për kandidimin e Bujar Leskaj në Vlorë. “Zt. Leskaj ka pasur një angazhim prej vitesh në Partinë Demokratike. Kontributi i tij në të shkuarën nuk mund të shkojë dëm”, shtoi ai.