Kandidon për bashkinë e Vlorës, por harron pasaportën teksa shkon të votojë
Në bashkinë e Vlorës përveç Dritan Lelit nga Partia Socialiste, kandidon edhe Valbona Mezini për Bindjen Demokratike.
Ajo u paraqit sot për të votuar, por kishte harruar të merrte me vete një mjet identifikimi.
“Në Vlorë ka shumë mungesa, shumë shërbime utilitare nuk funksionojnë sot. Nuk do ketë më varfëri, votoni Bindjen Demokratike. Për gjynahqarët që na ruajnë do të thosha, për partinë e madhe, t’i mbajë duart larg nga procesi, se sot flet sovrani. Muçua i Tanës, që e njeh mirë gjithë Vlora i them të largohet nga qendrat e votimit”, tha Mezini.
KOHA JONË SONDAZH

