“Kanë hequr qafe 8-9 persona muajt e fundit”, gazetari flet për vrasësit e dy vëllezërve

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se qëndron e njëjta ‘dorë’ ekzekutorësh si në vrasjen e vëllezërve Haxhia, dhe në ngjarjet kriminale që kanë ndodhur muajt e fundit.

I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se ata janë profesionistë që nuk lënë asnjë provë pas.

Referuar djegies së mjeteve të përdorura në atentat, Hoxha tha se këtë herë nuk ka ndodhur kjo gjë, pasi ata kanë menduar ta çmontojnë mjetin.

“Ndryshe nga herët e tjera, makina e atentatorëve nuk është djegur. Këta janë një grup ekzekutuesish profesionalë që largohen dhe nuk lënë asnjë provë. Ata as nuk e djegin makinë, as nuk e lënë gjëkundi, madje nuk lënë as armën e asnjë lloj prove. Ky grup ka hequr qafe 8-9 persona në muajt e fundit dhe janë profesionalë. Ata kanë pasur bashkëpunëtorë, të cilët i kanë vendosur në dijeni, për orën e saktë të daljes së vëllezërve nga Haxhia, nga shtëpia. Mjetin e përdorur në atentat ata nuk e kanë djegur, por diku në dalje të asaj zone është fshehur, në ndonjë garazh, në ndonjë vend, është futur. Ata do ta çmontojnë makinën”, tha Hoxha ndër të tjera.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz.

Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

SHKARKO APP