Kanë mbetur 50 mijë vaksina, në pritje të furnizimit masiv
Prej ditësh në sheshin Skënderbej të moshuarit po hasen me vështirësi për kryerjen e dozës së dytë të vaksinës. Konfirmimi nga ISHP se vaksinat janë drejt fundit dhe se pritet furnizimi i radhës përvijuar me vaksinimin masiv, është reflektuar edhe në terren.
Një pjesë e qytetarët të cilët kanë ditën për t’u vaksinuar dërgohen për në shtëpi dhe u jepet përparësitë moshuarve që kanë 3-4 ditë që presin. Momentalisht janë vetëm 49917 doza vaksinash, të cilat mund të ezaurohen për 5 ditë.
Që nga fillimi i vaksinimit masiv, vërejmë se në mënyrë grafike, ditët e fundit numri i vaksinimeve të kryera ka rënë ndjeshëm. Në 7 ditët e fundit janë kryer 23% më pak vaksina, krahasuar me javët e mëparshme. Në fundjavë pritet të mbërrijnë në vendin tonë 500 mijë doza të Coronavac.
KOHA JONË SONDAZH

