”Kanë vdekur 10 veta për një semafor”, banorët protestë në Durrës

Bllokimi i aksit rrugor Ura e Shkozetit-Plepa për këmbësorët është bërë sërish shkak që banorët e lagjes 13 në Durrës të dalin në protesta. Semafori që shërbente që banorët që të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin u prish dhe për të evituar aksidentet, Drejtoria e Rrugëve vendosi disa blloqe betoni.

Në këto kushte, banorët por edhe drejtuesit e automjeteve duhet të udhëtojnë rreth një km për të kaluar në krahun tjetër të rrugës. Ata kërkojnë rivendosjen e semaforit ose të një mbikalimi. Një nga banoret e zonës u shpreh se në 3 vite në këtë vend kanë vdekur 10 persona nga aksidentet.

“Jemi të frikësuar deri kur vijnë fëmijët në shtëpi, pasi për të shkuar në shkollë kjo është e vetmja rrugë. Jemi me zemër të ngrirë. Këtu kanë vdekur 10 persona nga aksidentet, kërkojmë ndërhyrjen e shtetit të vendoset semafori ose një mbikalim”,-thanë disa nga banorët. Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse propozimet e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?