Kanioni i Holtës, frekuentohet edhe nga turistët e huaj

Një tjetër destinacion mbreslënës për t’u vizituar në Shqipëri është edhe Kanioni i Holtës në Gramsh. Gjatë verës ai vend nuk është kurrë vetëm, vizitorët veçanërisht ata që duan të izolohen për disa orë më natyrën po shtohen çdo vit.

Vizitorë të përditshëm ky kanion ka edhe turistët e huaj, të cilët kanë ardhur enkas për ta prekur këtë bukuri të natyrës. “Kemi parë video në instagram që tregonin për këto bukuri dhe nuk jemi zhgënjyer, është vërtetë shumë bukur. Po qëndrojmë në Durrës dhe më pas do shkojmë në jug. Më duket si Maldivet e Evropës. Edhe Tirana ishte mjaft e bukur”.

Uji është i kristaltë. Gjithçka është shumë bukur. Shqipëria është fantastike”. Kanioni i Holtës, shtrihet mes shpateve që arrijinë deri në 150 m, ndërsa kjo mrekulli e natyrës tashmës arrijnë në më pak se dy orë më makinë nga Tirana, ku investimi ne infrastrukturë e ka bërë më të lehtë vizitën në këtë monument natyror.

SHKARKO APP