Kanos me armë punëtorët dhe u sulet tre policëve. Ja ç’ndodhi gjatë natës në Bulqizë

Një 63-vjeçar në Bulqizë është shpallur në kërkim nga policia pasi ka shtënë me armë zjarri pas një sherri të ndodhur në orët e mbrëmjes, në malin e fshatit Dushaj

Bajram Disha, 63 vjeç ka kanosur me armë disa punëtorë të një firme private, e më pas edhe tre punonjës të policisë, që ndërhynë për të shuar sherrin.

Njoftimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanos me armë zjarri tre punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, si dhe disa punëtorë të një firme private, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Komisariatit  Bulqizë, në orët e mbrëmbjes datë 04.07.2018, ka marrë njoftim se në malin e fshatit Dushaj,  ka një konflikt mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë  shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku shtetasi Bajram Disha, 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj, sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar edhe nga terreni malor është larguar me shpejtësi.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Bajram Disha, pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri ,  shtetasit Y.B, R.D, K.Ll,  punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, Bashkia Bulqizë dhe disa punëtorë të një firme private.

Nga të shtënat nuk ka patur përsona të dëmtuar.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër,  për veprat penale “Kanosja serioze për jetën” , ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftatake”,  parashikuar nga nenet 84 dhe 278, të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?