Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi kundërshtoi dhe kanosi punonjësin e policisë për shkak të detyrës.

Shtetasi me iniciale E. D., po konfliktohej me një shtetas tjetër në rrugën “Mikel Maruli” në Unazën e Re dhe policia ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.

35-vjeçari ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. D., për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?