Kanosje kundrejt marrjes së parave, arrestohet 50 vjeçari

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit nr.2 në kryeqytet, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Sipas informacioneve, A.N., 50 vjeç në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh shtetasit F.Gj..

Sakaq vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP