Kaos dhe flakë në Kuvend, Çollaku: PD ndan shqetësimin me partnerët amerikanë dhe britanikë

Nënkryetari i PD-së së vulës, Kreshnik Çollaku thotë se në emër të grupit të Bashës, ndan shqetësimin me partnerët amerikanë dhe britanikë, se mosfunksionimi i përsëritur i Parlamentit, vërejtur gjatë muajve të fundit, nuk është në interes të Shqipërisë.

”Situata në Parlament është në interesin e dy personave që duan të mbajnë peng Shqipërinë, njëri që i fshihet drejtësisë dhe tjetri që kërkon t’i ikë përgjegjësisë për situatën ekonomike dhe aferat korruptive ku është zhytur qeveria e tij. Prandaj, në marrëveshje me njëri-tjetrin, në seanca ofrojnë shfaqje të tilla, ndërsa fshehurazi shkojnë në komisionet e Lindita Nikollës. Siç u pa dhe në seancën e fundit, shqiptarët u privuan nga mundësia për të kuptuar se çfarë ndodh me paratë e tyre, si do të përdoren ato në buxhetin e ardhshëm, apo çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama për refugjatët”, nënvizoi Çollaku.

Po ashtu ai tha edhe se Edi Ramës nuk i intereson të japë llogari. ”Edi Ramës dhe Sali Berishës nuk u intereson Vetting-u në politikë, as hapja e listave dhe as vota e diasporës. Edi Ramës dhe Sali Berishës u intereson kaosi për të mbijetuar në politikë”, përfundoi Çollaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?