Kaos dhe rrëmujë! Kryeministri Dritan Abazoviç sulmohet në një klub nate
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është sulmuar në një klub nate në Budva.
Sipas medias serbe Kurir, Abazoviç po ndiqte perfomancën e Dino Merlin, kur një person iu është afruar dhe e ka ofenduar.
Por në atë moment është krijuar një kaos dhe rrëmujë, sipas burimeve për Kurir.
Sigurimi i kryeministrit Abazoviç mësohet se ka reaguar me shpejtësi duke hedhur gaz lotsjellës dhe e kanë larguar nga diskoteka.
Raportohet se Abazoviç është mirë dhe nuk është lënduar.
Ndërkohë policia po heton ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorit që tentoi të sulmojë kryeministrin e Malit të Zi.