Kaos me ndihmat në Durrës
Menaxhimi i shpërndarjes së ndihmave në Durrës po shoqërohet me problematika. Mësohet se autoritetet po i drejtojnë njerëzit te njësitë vendore për të marrë ndihmat përkatëse. Edhe më herë ka pasur reagime edhe nga personat publikë, për këtë mos organizim dhe kordinim të miliona ndihmave të ardhura për personat e prekur nga tërmetet shkatërruese.
Reperi i njohur Capital T ka ditë që po merret me të dëmtuarit e tërmetit që kanë nevojë për një strehim. Ai në rrjete sociale ka bërë thirrje herë pas herë që kush mundet të ndihmojë sadopak këto njërëz në nevojë.
Gjithashtu reperi ka treguar se si po bëhet pazar me batanijet dhe ushiqmet që janë për të dëmtuarit. Po denoncimet e Capital T nuk ndalen ai ka publikuar sërish një bisedë me një grup stundentash të cilët janë në terren dhe po ndihmojnë nga afër të dëmtuarit nga tërmeti.