Kaos me trafikun në Tiranë
Trafiku në Tiranë është kthyer një stres i përditshëm. Punimet në Unazën e Re, bënë që plani i menaxhimit të trafikut të ndryshohej sërish nga Autoriteti Rrugor Shqiptarë.
asZgjidhja që ka propozuar ky autoritet nuk i ka liruar rrugët nga trafiku. Sipas ARRSH pasi kalohet rruga “Aleksandri i Madh” devijohet një pjesë e rrugës Teodor Keko, Për të vazhduar tek rrethrrotullimi i përkohshëm tek zona e Ozanit, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzistues me semafor.
Ky devijim e ka rënduar edhe më tepër trafikun. Për të hyrë dhe dalë në Tiranë drejtuesi i automjetit duhet të qëndroj në trafik mbi 40 minuta. Trafikut nuk i ka shpëtuar as rruga Dritan Hoxha.
Bulevardi Migjeni, që ndryshe njihet si Bulevardi i ri i Kasharit në planin e ri menaxhimit nuk lidhet me rrugën Teodor Keko, Rregullat e reja kanë shtuar numrin e makinave në rrugë.
Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja sipas ARRSH-së do të kalojë me tre korsi nga 3.0 m, fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”.
As këtu nuk kemi zgjidhje të trafikut, makinës i duhet disa minuta të qëndrojë në trafik. Situata paraqit edhe me problematike nëse në rrugë qarkulloj autoambulanca, drejtuesit e automjeteve e kanë të pamundur t’i hapin rrugën urgjencës mjekësore.