Kaos në burgje/ Tension në Peqin, Lezhë dhe Shkodër

Zbatimi i masave anticovid në burgjet e vendit ka ngjallur pakënaqësi të forta tek të burgosurit dhe të paraburgosurit. Ushqimi është refuzuar nga të dënuar në burgun e Peqinit dhe atë të Shënkollit në Lezhë.

Firmëtari i parë i peticionit drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve, Prokurorit të Përgjithshëm dhe për dijeni gjithë krerëve të shtetit është Verdi Morava. Familjarë e tij thanë menjëherë pas dërgimit të peticionit, institucioneve autoritetet e burgut e kanë mbyllur në izolim për 3 muaj, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Në listën e kërkesave të të dënuarve është amnistia e përgjithshme, përcaktimi me vite i dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, reduktimin e kostove të telefonit, rregullimin me ligj të çmimeve në dyqanet brenda burgut, si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dënuarit e burgut të Peqinit dhe të Shën Kollit nuk kanë pranuar të takojnë grupin e punës të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ata kanë marrë kontakt vetëm me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, të cilët kanë bërë një inspektim gjatë ditëve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?