Kaos në Thumanë-Fushë Krujë, trafiku kilometrik paralizon lëvizjen

Një situatë kaotike është krijuar këtë mesditë nga trafiku në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Trafiku i rënduar ka paralizuar qarkullimin e mjeteve, duke krijuar radhë të gjatë, që shkon në disa kilometra. Ndërkohë, raportohet se mjetet kanë mbetur të bllokuar në rrugë prej më shumë se 40 minuta.

“BalkanWeb” sjell video, që tregojnë radhën kilometrike të makinave në këtë aks.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak për këtë trafik të rënduar duket se është bërë edhe rikthimi i qytetarëve në kryeqytet, pas pushimit të fundjavës, të cilën kanë zgjedhur ta kalojnë jashtë Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kaos në Thumanë-Fushë Krujë, trafiku kilometrik paralizon lëvizjen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?