Kaos në trafik, mësoni masat e ndërmarra nga policia

Policia ka marrë një sërë masash që deri në fund të sezonit veror për të liruar trafikun në zonat problematike të vendit. Kjo lëvizje vjen e koordinuar me Policinë e Kosovës.

Policia Rrugore shqiptare në bashkëpunim edhe me atë të Kosovës të shtojnë patrullimet në pikat të cilat njihen si me problematiket sa i takon trafikut. Nga sot, në autostradën Thumanë-Fushë Krujë por dhe zonat bregdetare do të bllokohet lëvizja për automjetet e tonazhit të rëndë nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 22:00.

Prej 10 vitesh policia shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë bashkëpunuar në sezonet turistike pasi vendi ynë është ndër destinacionet më të preferuara të shtetasve kosovarë, u shpreh nënkolonel Jeton Rexhepi.

SHKARKO APP