Kaosi me adresat, qytetarët: Jemi çregjistruar pa dijeninë tonë
Në vitin 2016 qeveria prezantoi projektin e regjistrimit të adresave dhe shtetasve i njohur ndryshe si projekti ”një qytetar një adresë”. Përmes tij parashikohej identifikimi në terren i shtetasve nga persona të autorizuar, me qëllim krijimin e regjistrit të përditësuar të adresave në të gjithë vendin.
Procesi ka përfunduar në vitin 2018. Në vendin tonë aktualisht ekziston një sistem me një total prej rreth 1.4 milionë adresash por disa qytetarë raportojnë se kanë probleme me regjistrimin në ditët e fundit.
Pranë njësisë numër 5 në Tiranë, qytetarë të revoltuar tregojnë se ju kanë ndryshuar adresën e vendbanimit pa kërkesën dhe dijeninë e tyre. ”Shkoj të bëj dokumentin e pasaportës dhe më del që vendbanimi më ka shkuar në Sarandë. Unë banjo në tiranë kam një shtëpi pushimi atje. Sesi e kanë bërë unë se kam idenë fare”, shprehet një qytetar për ”euronews”.