Kaosi në Kuvend, Balla: Sa më shumë dh@në nga Berisha, aq më shumë vota për ne
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla, ka reaguar pas dhunës së sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës dogjën karriget pas burgosjes së Ervin Salianjit. Për Ballën ky është një skenar i njohur, pasi sipas tij sa herë që Shqipëria gjendet para një momenti historik, sikurse është Konferenca e Dytë Ndërqeveritare që mbahet në 15 tetor, Balla thotë se Berisha porosit dhunë.
“Sa herë Shqipëria gjendet para një momenti historik, siç presim me padurim Konferencën e Dytë Ndërqeveritare pas pak ditësh në Bruksel, mes Shqipërisë dhe BE, përsëri Sali Berisha ka porositur dhunë. “Marrëzia është bësh të njëjtin veprim vazhdimisht e të presësh rezultate të ndryshme” thoshte Ajnshtajni. Edhe me dhunën e Saliut, rezultati ka qenë gjithmonë i njëjtë. Sa më të dhunshëm bëhen, aq më të vendosur jemi ne për të ecur përpara në rrugën tonë, pasi sot kjo është e vetmja rrugë që afron Shqipërinë me Europën”, shkruan Balla.
Postimi i plotë
Sa herë Shqipëria gjendet para një momenti historik, siç presim me padurim Konferencën e Dytë Ndërqeveritare pas pak ditësh në Bruksel, mes Shqipërisë dhe BE, përsëri Sali Berisha ka porositur dhunë. “Marrëzia është bësh të njëjtin veprim vazhdimisht e të presësh rezultate të ndryshme” thoshte Ajnshtajni.
Edhe me dhunën e Saliut, rezultati ka qenë gjithmonë i njëjtë. Sa më të dhunshëm bëhen, aq më të vendosur jemi ne për të ecur përpara në rrugën tonë, pasi sot kjo është e vetmja rrugë që afron Shqipërinë me Europën.
Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për ne, sepse askush nuk voton për partinë e dhunës dhe destabilitetit, as në Shqipëri e as në diasporë.
Shqipëria ka vuajtur shumë për të fituar të drejtën e fjalës së lirë dhe parlamentin e zgjedhur nga vota e lirë, dhe në respekt të tyre nuk mund të tolerohet dhuna dhe barbarizmi ndaj institucioneve demokratike. Djegia e mandateve apo e karrigeve, ndëshkimin e ka marrë dhe do ta marrë nga populli shqiptar me votë pas pak muajsh, në pranverë.