Kaosi në Kuvend, deputeti Asllan Dogjani: Ne po sillemi shumë butë

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani, i cili është pjesë e grupit Bardhi- Berisha, teksa flet për aksionin në Kuvend, thotë se po sillet shumë butë. Ai deklaron edhe se është përjashtuar padrejtësisht nga Kuvendi.

”Nuk duhet të isha përjashtuar unë por Edi Rama. S’ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë që deputetët të ndalohen me dhunë. Kur kjo mazhorancë kanë qenë në opozitë kanë përdorur të gjitha format e dhunshme.

Çfarë po bëjmë ne? Unë kam thënë se ne po sillemi shumë butë. Çfarë bëra atë ditë: kam hyrë në kuvend duke u përplas me gardistët kemi hyrë pasi kishte filluar seanca dhe i kemi kërkuar llogari kryetares së Kuvendit pse na ndalon”.

SHKARKO APP