Kaosi në Kuvend, Ergys Mërtiri: Berisha ka marrë peng opozitën, qëllimi të mbrohet nga SPAK
Për situatën e sotme në Kuvend, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë peng opozitën dhe se qëllimi i tij i vetëm është të mbrohet nga SPAK.
“Kishte vetëm gjëra banale që nuk të çojnë askund dhe këto ndihmojnë Ramën, dhe pyetja është përse e bën Berisha këtë? Berisha ka hall tjetër dhe as buxhetin. Por ai mund të zgjasë vetëm agoninë, pasi Berisha po synon të mbrohet nga SPAK. Pra po të shohim këta nuk kanë armik njëri-tjetrin por vetëm SPAK.
Këta janë armik me amerikanët. Pra ai thotë Skap-i i partisë, ndonëse në këtë janë dënuar si kurrë ndonjëherë, ministra e ish-ministra, por sërish Berisha thotë se problemi më i madh në Shqipëri është SPAK. Pra këta janë bashkë kundër SPAK, pasi këta ndajnë kulla bashkë”, tha ai.