Kaosi në Kuvend, Spiropali: Skenë krimi, janë përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë
Drejt saj opozita hodhi sende të forta, dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, teksa e quan një skenë krimi veprimet e sotme si në sallë dhe jashtë saj, shkruan se ata janë përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë.
””Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve.
Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik. Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj.
Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë’‘,-shkruan Spiropali.