Kaosi në Kuvend/ Taulant Balla: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE, kurse Berisha porosit dhunë
Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla komenton tensionin e krijuar në Kuvend ditën e Hënë. Sipas tij, djegia e karrigeve dhe të gjitha aktet e ndodhura janë me porosi të kryedemokratit Sali Berisha. Balla thotë se opozita po tenton të dëmtojë imazhin e vendit, tani që jemi shumë më afër anëtarësimit në BE.
”Në 6 dhjetorin 2022 Shqipëria mirëpriste Samitin e Udhëheqësve të Europës dhe Sali Berisha thërriste protestë. Nuk është e rastësishme që sa herë Shqipëria është para një momenti historik në atë që është rrugëtimi drejt anëtarësimit në BE, Berisha porosit dhunë.
Si dje dy javë, ne do të kemi Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE që është moment historik, pas një vendimmarrje të Bashkimit Evropian për të mos penalizuar vendin tonë dhe për ta ndarë nga Maqedonia e Veriut.
Ky është një konteksti më i vështiri në 6 vitet e fundit për BE dhe më i miri për Shqipërinë në gjithë këto vite. Opozita ka vendosur që këtë moment historik ta dëmtojë sipas tyre me atë që po ndodh”.