Kaosi Parlamentar nga Rithemelimi, Krasniqi: Jemi më keq se Ukraina në l*ftë
Që prejt tetor 2023 seancat plenare janë kthyer në show. Deputetët e opozitës luajnë role heronjsh me kolegët e mazhorancës që tymi nuk i pengon të kalojnë ligjet sipas agjendës së përcaktuar, pa diskutime dhe pa debate. Të dyja palët, flasin në emër të qytetarëve. Qoftë ata që shkaktojnë kaos, qoftë ata që miratojnë aktet mes kaosit.
“Kjo është një formë e re krize, ne kemi parë në tranzicion që të bojkotohet tërësisht parlamenti, të bllokohen punimet për një periudhë të gjatë deri të greva e urisë, apo të dorëzohen mandatet apo të ketë akte të tjera publike.
Kjo lloj forme ku edhe shkohet në parlament edhe nuk shkohet, edhe punon parlamenti po edhe nuk punon, edhe mblidhet në takimet e Konferencës së Kryetarëve dhe në seancë plenare por mbledhjet komisionet i bëjnë online.
Është një krizë unike që nuk e gjen në asnjë vend të Europës, as në Ukrainë që ndodhet në luftë”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.