“Kape Benz-in u fut me të kuq”, shoferi nuk mjaftohet me gjobë, përfundon në burg pasi…

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në rrugë për rritjen e sigurisë, kontrolle të përqendruara në vendosjen e rripit të sigurimit, në respektimin e semaforit, në vendosjen e kaskës mbrojtëse, respektimin e sinjalistikës për shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes, në kontrollin teknik, xhamat e errësuar, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, apo në drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

Kontrollet janë përqendruar në afërsi të semaforëve, ku punonjës policie me kamera, kanë evidentuar shkelësit e semaforit duke ia përcjellë informacionin patrullave të tjera të policisë rrugore, të cilat kanë bërë kapjen dhe procedimin administrativ të shkelësve.
benziNjë nga shoferët e kapur teksa kalonte me semafor të kuq ka tentuar të korruptojë policin rrugor dhe për këtë arsye është arrestuar. Bëhet fjalë për Lavdrim Çerën, 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kamëz, i cili është konstatuar nga punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ysberishtit”, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, teksa kalonte me semafor të kuq.

“Ke një Benz të zi këtu tek Ura, afër Shkollës Tekonologjike, rrezikoi të përplasej me mjete të tjera”, dëgjohet polici në radio, ndërsa pak minuta më vonë patrulla e ndalon dhe i komunikon masën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto momente ky shtetas ka nxjerrë bashkë me dokumentet një kartmonedhë të prerjes 2 000 (dy mijë) lekë policit. Ai akuzohet për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar për shkelje të semaforit 17 raste.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative dhe dërguar në OASH:
51 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit
39 drejtues mjetesh për xhama të errësuar
18 drejtues për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara
17 drejtues për shkelje të semaforit
13 drejtues për mungesë dokumentacioni (kontroll teknik)
3 drejtues për gara shpejtësie

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative:
54 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
16 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

Vlen të theksohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë drejtues mjeti që të drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?