Kapen 10 kg kokainë e pastër, ja si u zbulua

Kur e ndaluan policët, u tha se nga Gjermania po kthehej në Shqipëri.

Kontrolli i makinës zbuloi se nuk kishte asnjë bagazh në makinën e tij “VW Polo”.

Këtu lindën dyshimet e para të karabinierëve të Veronas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas i riu shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte nisur të acarohej, duke shtuar edhe më shumë dyshimet e policisë, që ka bërë shoqërimin e tij bashkë me makinën në kazermë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aty është zbuluar edhe shkaku.

Shqiptari kishte në makinë 10 kilogramë kokainë të pastër me një vlerë prej të paktën 1 milionë eurosh.

Droga është gjetur fshehur në sedijen e shoferit dhe të pasagjerit dhe ishte e ndarë në 10 pako nga 1 kilogramë secila dhe e mbështjellë me natriban.

Pas arrestimit të të riut shqiptar, policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar organizatën për të cilën punonte ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?