Kapen 2.5 tonë kanabis në Itali, gomonia u nis nga brigjet e Vlorës

Një gomone e nisur nga brigjet shqiptare është kapur gjatë natës në Itali. Policia italiane ka pikasur gomonen dhe më pas e kanë ndjekur duke e kapur. Brenda saj është gjetur jo pak, por 2.5 ton kanabis shqiptar.

‘Droga e kapur vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë, shkruajnë mediat italiane.

Qendra e GDF në Brindisi ka bërë të ditur se, nuk ka kapur dot trafikantët që ishin në gomone, pasi ata kanë ikur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetëra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?