Kapen 2 ton kanabis, kamioni kaloi përmes Shqipërisë. Reagon Policia e Shtetit
2 ton kanabis janë gjetur dhe sekuestruar brenda një kamioni në Podgoricë të Malit të Zi. Lënda narkotike është gjetur brenda një kamioni, i cili kishte kaluar përmes Shqipërisë. Deri më tani mësohet se Policia malazeze, ka prangosur drejtuesin e mjetit me të cilin po tranportohej droga, i cili është identifikuar si shtetasi shqiptar, Elvis Calik.
Policia e Shtetit, në një njoftim zyrtar thotë se kamioni që drejtohej nga shtetasi E.C. ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së.
”Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, ka dërguar në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike”.
Njoftimi i plotë
Policia e Shtetit/Informacion në lidhje me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të kapur në Malin e Zi
Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar Hani i Hotit (Bozaj), shërbimet policore dhe ato doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të një kamioni tranzit, kanë gjetur të fshehur brenda ngarkesës me fruta-perime, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar marijuanë.
Kamioni që drejtohej nga shtetasi E.C. ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së.
Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, ka dërguar në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike.